Një burrë rus pësoi djegie të rënda në fytyrë pasi një barist po përpiqej t’i hidhte në gojë një pije alkoolike të ndezur në flakë. 

Alexey Ponamarev u dërgua në spital pas incidentit në një bar të Novosibirskut në Siberi, incident që është regjistruar nga e dashura e tij. 

Materiali filmik i është dorëzuar policisë dhe 28-vjeçari i dëmtuar pritet të kërkojë nga bari një dëmshpërblim prej 13 mijë dollarësh.

Videoja tregon baristin që i vë flakën pijes, ndërsa Alexey mbështet kokën tek bari dhe hap gojën, por kur mundohet t’i hedhë pijen drejt e në gojë, flakët përhapen në fytyrën e klientit.

Baristi Albert Bykov, 34 vjeç, është shprehur se e ka bërë këtë truk shumë herë dhe kurrë nuk i kishte ndodhur diçka e tillë.