I njohur për karakterin e tij polemizues, ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini është përplasur edhe me Pamela Anderson. Gjithçka nisi pasi ish-ylli i Baywatch shkroi në Twitter se masat ndaj emigrantëve po çojnë drejt një forme të re fashizmi në Itali, duke hequr paralele edhe me situatën aktuale në Francë.

Biondja e njohur për format e saj bombastike nuk e lë më kaq, teksa shkruan se e dashuron Italinë, ushqimin e saj, modën, artin dhe kulturën, por njëkohësisht shprehet e shqetësuar për atë që po ndodh aktualisht, situatë e cila i kujton vitet 30.

Nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Zv/kryeministrit italian, i cili me ironi shkruan: "Sot jam sulmuar nga një politikane e rëndësishme amerikane: Pamela Anderson. E preferoja më shumë me bikini", shkruan ai.

Por përtej imazhit seksi që ka mbetur në memorien e publikut,  Pamela Anderson ka disa vite që është shumë aktive me çështje të ndjeshme politike dhe sociale.