Samir Mane tregon se si nga një shitës televizorësh u kthye në njeriun më të pasur në Shqipëri

14/08/2019 - 11:07

I ftuari i radhës në “Pushime on Top” ishte sipëmarrësi shqiptar Samir Mane. Përballë Ori Nebiajt, Mane foli gjatë për jetën e tij, pasionet, dëshirat si dhe historinë frymëzuese se si arriti të kthehej në  biznesmenin më të suksesshëm në Shqipëri.

Ai tregoi se si nga një shitës televizorësh sot kompanitë e tij kanë rreth 5500 të punësuar. Rrugëtimi ka qenë i gjatë dhe me shumë pengesa, por sot ai është njeriu më i pasur në Shqipëri, aspiratat e së cilit janë bizneset internacionale.

Në këtë rrugëtim kaq të gjatë, a ka ndonjë vendim i cili do ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve nëse Mane nuk do e kishte marrë? Lidhur me këtë ai tregoi që prej disa vitesh tregohet tejet i kujdesshëm me vendimet që merr.

“Në fillimet e mia ka pasur plot raste të tilla, por më pas çdo gjë ka marrë rrjedhën e vet graduale dhe s’do ndryshoja asgjë nga 25 vite më parë deri tani.”

Por sa është paraja e rëndësishme në jetën e tij?

“Paraja te unë ka ardhur rastësisht nderkohë që punoja dhe është rritur në menyrë graduale. Paraja është e rëndesishme, por kur arrin në një fazë si puna ime, më e rëndesishme është vlera që ti krijon me paranë për njerëzit.”

Gjatë bisedës, Mane u ndal edhe tek familja, e sidomos fëmijët. Ai tregoi që edhe pse fatmirësisht kanë një ekonomi të mirë, fëmijët kanë limitet e tyre.

“Ata patjetër kanë limitet e veta. Unë kam lexuar për këtë punë dhe mendoj që kanë limitet e mjaftueshme për shpenzime. Sot kam më shumë kohë të rri me ta sepse strukturat e mia punojnë dhe vetëm të menaxhuara nga 5500 njerëz të punësuar.”

E teksa vitet kalojnë, a e ke menduar Mane daljen në pensionin? Duket se as që e ka ndërmend.

Nuk besoj se do dal në pension pasi jeta ime është e lidhur me biznesin. Unë do vazhdoj të merrem me këtë punë pasi adrenalina është e madhe.”

Në përfundim, sipërmarrësi tregoi dhe ëndrrën e tij më të madhe të cilën sot e ka realizuar.

Ka gjithmonë ëndrra dhe sot është pozicioni im dhe ndikimi im në rajon dhe ndërkombëtarisht. Ky është qëllimi im final për t'u plotësuar”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hueyda El Saied, ka uruar me fjalë të ngrohta partnerin e saj, në ditën e tij të lindjes.

Një fjalë e urtë e viteve 1700 – 1800, thoshte: “Nëse nuk ndjeheni të lumtur, pretendoni të jeni.

Një delfin i ngordhur ka dalë sot në bregdetin e plazhit të Durrësit.

Astrologët i rendisin 2 shenjat e mëposhtme të horoskopit, si njerëzit më të palodhur.

Dashi

Këto janë pamjet elektrizuese që pushtoi Durrësin mbrëmë menjëherë pas fitores së Teutës së Kupës së Shqipërisë në edicionin e 68-të të k

Nuk do të jetë zyrtarisht verë nëse nuk do të keni shalqinin tuaj të parë të sezonit në tryezë.

Temperaturat gjithnjë në rritje kanë detyruar arinjtë që të “braktisin” habitatin e tyre dhe të zbarkojnë në qytet.

Më shumë se 1 në 10 pacientë me koronavirus të pranuar në një spital të Mançesterit, kanë raportuan një përkeqësim në dëgjimin e tyre, te

Sean Penn është martuar me të dashurën e tij 31 vite më të re Leila George. Aktori i famshëm u martua me 28-vjeçare në një ceremoni të fs