Sara Hoxha poston foto ndërsa është në muajin e fundit të shtatzënisë. Ajo shfaqet e relaksuar dhe duket se po e shijon në maksimum periudhën e shtatzënisë. Vetëm pak kohë më parë, Sara Hoxha njoftoi përmes një fotoje të postuar në rrjete sociale nga pushimet e saj në Maldive se është në pritje të ëmbël.

Sara zbuloi gjininë e fëmijës si dhuratë për ditëlindjen e Ledionit , duke zbuluar se familjes Hoxha do t’i shtohet dhe një djalë dhe Londoni do të bëhet me vëlla. Sara tanimë nuk nguron të postojë foto dhe video gjatë shtatzënisë teksa relaksohet në shoqërinë e bashkëshortit dhe djalit të saj London.

Foto e fundit e publikuar nga Sara në “Instastary” , tregon se ajo është në ditët e fundit të shtatzanisë. “Hi bebe“– shkruan Sara në foto me barkun e rrumbullakosur.