Saturni planeti me më shumë hëna, lë pas Jupiterin

09/10/2019 - 18:18

Saturni ka lënë pas Jupiterin duke u bërë planeti me më shumë hëna, sipas kërkuesve amerikanë. Një ekip shkencëtarësh zbuloi 20 hëna të reja që rrotullohen rreth planetit me unaza duke e çuar totalin në 82. Jupiteri ndërkohë ka 79 satelitë natyrorë. Hënat e Saturnit u zbuluan duke përdorur teleskopin Subaru në Maunakea të Havait.

Secili prej objekteve të sapo zbuluara në orbitën rreth Saturnit ka një diametër prej rreth 5 kilometrash. 17 prej këtyre hënave, rrotullohen rreth planetit në drejtim të kundërt. Tre hënat e tjera rrotullohen në të njëjtin drejtim me atë të vetë Saturnit. Dy prej këtyre hënave duan rreth dy vjet të udhëtojnë përreth planetit me unazë.

Hënat më të largëta që rrotullohen në drejtim të kundërt, duan më shumë se tre vjet të përfundojnë udhëtimin e tyre. Studimi i orbitës së këtyre hënave, mund të tregojë origjinën e tyre dhe mund të japë edhe informacione mbi kushtet që rrethojnë Saturnin – thonë shkencëtarët.

Jupiteri ka qenë planeti me numrin më të madh të hënave që nga fundi i viteve 90-të. Ekipi i shkencëtarëve tani ka nisur konkursin për ti vendosur emra hënave të Saturnit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse do të kishte një shenjë të vështirë për t’u përshkruar, ajo është:  binjakët, kameleonët e zodiakut që gjithmonë përshtaten në bazë

Vitin e kaluar, Kina rezultoi me trefishin e miliarderëve të rinj ndaj SHBA-së, të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar kryesisht në sekto

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.

Armando Sadiku dhe Keidi Bare mund të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality show” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas.