Nga 1 janari do të nisë transmetimin një serial i zhanrit komedi në platformën dixhitale ‘Tring’.

Ai mban emrin ‘Familja Kuqezi’ dhe do të ketë në qendër një familje me 6 anëtarë, rreth të cilëve zhvillohen ngjarjet. I ftuari VIP me një rol në këtë serial është edhe Olti Curri, i cili do të ketë rolin e një pronari kompanie të pamëshirshëm.

Me një kast të zgjedhur aktorësh të rinj dhe të njohur, ky serial pritet të sjellë shumë argëtim në familjet shqiptare. Videot nga sheshxhirimi vetëm do t’iu shtojnë kuriozitetin për të ndjekur seritë që do nisin transmetimin nga fillimi i vitit 2019.