06/12/2018 - 10:42
Aktori amerikan Sean Penn ishte në Stamboll të mërkurën për të filmuar një dokumentar rreth vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e mbretërisë, njoftoi media turke.
Khashoggi, një banor i SHBA-së që nga viti 2017, u vra gjatë vizitës së tij në konsullatë për të marrë dokumente lidhur me martesën e tij, më 2 tetor.
Mbetjet e 59-vjeçarit ende nuk janë gjetur, pavarësisht nga kërkimet e konsullatës dhe vendeve të tjera. Agjencia tha se Penn u pa pranë rezidencës së afërt të konsullit të përgjithshëm.
E përditshmja pro-qeveritare Sabah, tha se aktori donte të takohej me të fejuarën e Khashogit, Hatice Cengiz, gjatë vizitës së tij. Ngaqë Khashoggi ishte kritik ndaj princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ka pasur spekulime se udhëheqësi i mbretërisë urdhëroi goditjen.
Penn, 58 vjeç, ka fituar dy çmime Oskar si aktori më i mire, për rolet e tij në filmin “Mystic River” dhe “Milk”.
/portali DurresLajm/