Seks e drogë gjatë natës, në mëngjes turistët me serum! (FOTO)

20/08/2018 - 21:39

   Një nga ishujt më të bukur të Greqisë, Mykonos në këtë sezon vere është i tej mbushur me turistë. Party, seksi, droga dhe muzika i shoqërojnë të rinjtë deri në orët e para të mëngjesit. Çdo natë turistët "shkrihen" në drogë dhe më pas në mëngjes "ringjallen" me serum.

Mediat greke kanë publikuar një artikull të shoqëruar me foto dhe video, ku shfaqet jeta e çmendur e natës në Mykonos.

"Një pasdite e nxehtë, mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, me pamje nga plazhi Ftelia. Vila luksoze ku mblidhen grupe njerëzish për të shijuar pamjet e mrekullueshme që ofron ishulli", shkruan Protothema.

Ndërsa në lokale ka DJ të famshëm që luajnë muzikë për të pranishmit.

Vilat jepen me qira për 3,500-5,000 euro apo edhe më shumë, kjo në varësi të vendndodhjes apo madhësisë.

Data, ora dhe vendi kur zhvillohen party-t publikohen në momentet e fundit dhe kjo i komunikohet turistëve me anë të WhatsApp, Viber ose Messenger, në grupe që janë krijuar posaçërisht për këtë qëllim.

Çdo gjë, duke filluar nga shërbimet bazë deri tek droga, turistëve ia sigurojnë organizatorët e festave.

Në vilat luksoze, edhe për arsye sigurie, shumica e dhomave janë mbyllur edhe para fillimit të party-t. Ekziston një marrëveshje ndërmjet organizatorëve dhe pronarit për të lënë të paktën dy dhoma gjumi të hapura. Njëra merret me trajtimin e drogës, ku konsumatorët blejnë drogë, ndërsa e dyta përdoret për seks për mysafirët.

Zakonisht, seksi, droga dhe party-t "rock n roll" zhvillohen në shtëpi specifike.

"Fqinjët mund të bëjnë ankesa në lidhje me zhurmën, por policia rrallë vjen", shprehet pronari i një agjencie, transmeton oranews.

Po çfarë ndodh ditën, kur turistët e kanë djegur trurin me drogë. Ata trajtohen me vitamina të ndryshme për të rritur imunitetin, ndërsa kohët e fundit është bërë praktike që ata të marrin një serum të thjeshtë me sheqer dhe vitamina.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Volejbollistja shqiptare e talentuar, Erblina Bici, vetëm 2 javë më parë, fitoi Kupën e italisë me skuadrën e saj Igor Volley N

Drini Zeqo është një ndër personazhet më simpatikë dhe më të pëlqyer nga femrat, e ndonëse është komentuar shpesh për lidhje dashurie, at

Luana Vjollca ka uruar në një mënyrë shumë të veçantë 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Historia që mbylli puntatën e shtatë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e dashurisë së Erjonit dhe Emit.

Ju do të keni mundësinë të shijoni një pamje mahnitëse këtë javë, pasi 'super snow moon' e rrallë do shfaqet në qiell gjatë natës.

Eneda Tarifa mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e të cilës janë kthyer në hite dhe i dëgjojnë të gj

Ky është momenti tronditës kur një shtëpi shpërtheu pasi burri që jetonte atje, i vuri flakën teksa brenda saj gjendeshin ai dhe ish-bash

Diego Simeone rinovoi me Atletico Madrid deri në vitin 2022, por ajo që ka zbuluar media spanjolle “AS” është një bombë e vërtetë.Paga e

Meghan Markle do të kthehet në ekranin e madh.

Klaudia Pepa tërheq gjithnjë vëmendjen me postimet në Instagram dhe kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur për Shën Valentin balerina