Producenti që kërkonte seks në këmbim të karrierës, Harvey Weinstein është rikthyer në Hollywood pikërisht në kohën e cmimeve Oscar duke u shfaqur si një vepër arti.

Statuja e tij është quajtur 'Casting Couch' dhe është bërë nga një artist rruge në Los Anxhelos. Nëpërmjet krijimit të tij, ai e ka shfaqur producentin duke mbajtur cmimin e Akademisë në dorë.

Artisti njihet si Plastic Jesus dhe ka vendosur statujën ngjitur me legjendën e muzikës, Elvis Presley.

 Dihet se Weinstein që u komentua dhe u akuzua nga emra të njohur për ngacmime seksuale që kishte kryer gjatë bashkëpunimeve me to.

Ai vazhdon të mohojë të gjitha akuzat që janë bërë kundra tij.