18/06/2019 - 12:00
Selena Gomez është padyshim një nga yjet më të ndjekura në "Instagram". Dhe këngëtarja ka thyer rekord për numrin e pëlqimeve në postime.
Studimi u bë nga platforma analitike "Hype Auditor". Sipas studimit, Selena merr mesatarisht 4.6 milionë pëlqime në çdo postim.
Por Selena nuk mban vendin e parë përsa i përket numrit të ndjekësve. Fronin e mban Cristiano Ronaldo me 171 milionë ndjekës, vendin e dytë e zë Ariana Grande me 157 milionë dhe në vendin e tretë vjen Gomez me 152 milionë ndjekës.
"Statistikat tregojnë se shumica e ndjekësve të saj, 14 %, jetojnë në Indi dhe 58% janë gra", raporton "The Sun".
Vendin e dytë për sa i përket numrit të pëlqimeve e mban Kylie Jenner, e cila ka 138 milionë ndjekës dhe secili prej postimeve të saj merr mesatarisht 3.6 milionë pëlqime.
/portali DurresLajm/