Dy të rinj kalifornian, u rrëzuan për vdekje nga maja Taft Point (243 metra e lartë) teksa po bënin një selfie. Autopsia ka zbuluar se Meenakshi Moorthy, 30 vjeçe dhe Vishnu Viswanath, 29 vjeç u rrëzuan për shkak se ishin në gjendje të dehur.

Raporti mjekësor tregoi se ka patur plagë të shumta në kokë, qafë, gjoks dhe bark. Dr. Sung-Ook Baik, një patolog mjekoligjor konfirmoi se në trupin e tyre nuk u gjetën ilaçe apo substanca, por elemente të pijeve alkoolike që janë të pranishme tek birra, vera apo të tjera.

"Ne mund të arrijmë vetëm në përfundimin se ata kanë konsumuar alkool, por nuk dihet se deri në cilin nivel të dehjes kanë arritur", tha avokati Andrea Stewart.