Mania për të fotografuar çdo moment të ditës për ta postuar në rrjetet sociale, ka përfshirë të gjithë njerëzit në kohët e sotme. Kësaj manie nuk i ka shpëtuar as një pilot i cili ka tmerruar të gjithë fansat pas postimit të disa fotove që u bënë virale në mediat sociale.

Me një shkop selfie, piloti ka zgjedhur të pozojë jashtë dritares së kabinës së tij ndërsa ishte në fluturim.

Fotot mesa duket janë marrë në mes të ajrit, mbi ishujt Palm të Dubait. Me emrin e adresës Pilotganso shkruan: “Vendlindja ime e dytë. Sefli në Dubai”.

Sapo u publikua foto mori një valë reagimesh. Por nuk ka nevojë për panik pasi foto është thjesht e modifikuar. Në fakt i gjithë profili i Pilotganso është i mbushur me postime të tilla.

Shkathtësia e tij në photoshop bëri që fotot të ishin kaq realiste saqë njerëzit besuan vërtet se kishte bërë selfie jashtë kabinës së avionit ndërsa ishte në fluturim.