Serialet turke janë shndërruar në të preferuarit e shqiptarëve, ku i ndjekin me shumë dashuri për tematikat që trajtojnë.

Por përveç filmave, simpatizojmë edhe aktorët kryesorë dhe jo vetëm, që luajnë në këto seriale. Disa nga aktorët më të mirë e më të paguar vuajnë nga disa sëmundje.

Kivanç Tatlitug

Kivanç Talitug, një nga aktorët më të bukur e të dashur për turqit dhe shqiptarët, vuan nga apnea e gjumit. Aktori ka vite që e ka këtë sëmundje të rrezikshme. Apnea është një sëmundje që zakonisht shfaqet gjatë natës dhe personin e lë pa frymë për disa sekonda. Kjo sëmundje sjell dëme të ndryshme.

Meryem Uzerli

Sulltanesha Hyrrem ka vuajtur për disa vite nga lodhja e tepërt dhe stresi. Gjatë xhirimeve te "Sulejmani i Madhërishëm", aktorja është shprehur se ra në depresion të thellë si pasojë e braktisjes nga i shoqi.

Beren Saat

Më tepër si një ves se sa sëmundje, Beren Saat ose sulltanesha Kosem vuan nga kafshimi i thonjëve. Kjo, si pasojë e stresit dhe ankthit.

Hazal Kaya

Aktorja e njohur në serialin "Dashuri e ndaluar", vuan gjithashtu nga kafshimi i thonjëve njëjtë si Beren. Por gjithashtu aktorja simpatike vuan nga ankthi, si dhe diabeti./gazetapaloma.net