Qytetari Burim Hasani ka arritur ta gjejë veturën e tij pas dy vitesh  në Gjermani. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shprehet se makinën  ia kishte vjedhur një serb në Vushtrri.

Ai falënderon policinë e Gjermanisë, të cilët i bënë të mundur kthimin e makinës.

“Sapo e mora Gjipin në policinë gjermane në Wurzburg, që më është vjedhur tash e dy vjet në Vushtrri. Policia gjermane e ka konfiskuar nga një serb. Falënderimi shkon për policinë gjermane që ma kthyen prapë”, ka shkruar qytetari në rrjetet sociale.