‘Krishtlindja këtë vit erdhi më shpejt për mua’. Ka qenë ky komenti i parë i Tom Butler, sërfistit britanik që të premten më 14 dhjetor në Nazare, Portugali, kaloi një dallgë monstruoze, ndoshta më e larta e të gjitha kohërave.

Butler thotë që lartësia e ujit ishte 30.8 metra. Nëse madhësia e saj do të zyrtarizohet nga World Surf League ky do të ishte rekordi absolut, aktualisht i mbajtur nga braziliani Rodrigue Koxa me 24 metra.

‘Ishte magjike-ka shtuar Butler- Do të mbetet në kujtesën time për jetë. Nuk është objektivi im të dal nga uji me ndonjë kockë të thyer. Dua vetëm të bëj sërf me dallgë të mëdha sa më shumë të mundem. Është pikërisht kjo që dua më shumë”.