Sërish "ters" në familjen mbretërore, një tjetër çift drejt divorcit

17/02/2020 - 21:06

Duket se tersi nuk po i ndahet familjes mbretërore angleze. Pas Megxit dhe ndarjes së një nipi të mbretëreshës Elisabeth nga bashkëshortja, një tjetër divorc duket në prag.

Këtë herë është djali i princeshës Margaret dhe bashkëshortja e tij që kanë vendosur të ndahen pas më shumë se 25 viteve martesë, raporton Daily Mail.

Konti David Armstrong-Jones dhe bashkëshortja e tij Serena kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Një zëdhënës i çiftit ka deklaruar: “Konti dhe kontesha e Snowdon kanë rënë dakord se martesa e tyre ka përfunduar dhe ata do të divorcohen. Ata kërkojnë nga shtypi të respektojë privacinë e tyre dhe të familjes së tyre".

Çifti u martua në tetor të vitit 1993. Konti i Snowdon është djali i princeshës Margaret, motrës së mbretëreshës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët që bënë klonimin e parë të suksesshëm në botë, duke krijuar delen Dolly, thuhet se janë në bisedime me qeverinë britanike pë

Muzikë, humor, këngë dhe alegri ishte ajo çfarë shijuan sërish sot nga koncerti i radhës qytetarët nga ballkonet e pallateve në Durrës, p

Izolimi i godet të gjithë, të pasur të varfër, të famshëm e të panjohur, të bukur apo jo të bukur qofshin.

Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, konfirmoi se është prekur nga koronavirusi.

Brooke Baldwin, një nga gazetaret më të famshme të “CNN” ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Astrologia Meri Shehu veçoi disa shenja të horoskopit të cilat duhet të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe dhe sesi do ndryshojnë

Një grua ka vdekur nga koronavirusi disa orë pasi lindi vajzën e saj.  Nëna 36-vjeçare, e identifikuar vetëm si Galina, thuhet se është i

Në karantinë prej tre javësh, por pasditja e së premtes ka qenë e veçantë për banorët e lagjes nr.16 në Durrës.

Ylli i PSG-së, Neymar i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.Sipas mediave braziliane, sulmuesi ka dhuruar 5 milionë euro për të lu