SHBA-ja do të ndalojë shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat

18/09/2020 - 19:16

Platformat sociale, TikTok dhe WeChat do të ndalohen në tregjet amerikane të aplikacioneve nga dita e diel, përveç nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pajtohet për ndonjë marrëveshje të minutës së fundit.

Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se vendimi do t’ua ndalojë banorëve ne SHBA shkarkimin e këtyre aplikacioneve.

“Me udhëzim të presidentit, ne kemi marrë vendim për të luftuar koleksionimin e dëmshëm të të dhënave personale të qytetarëve kinezë nga ana e Kinës”, ka thënë Sekretari i Departamentit të Tregtisë, Wilbur Ross.

Administrata Trump ka thënë se këto kompani kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe përmes tyre të dhënat mund të kalojnë te autoritetet kineze. Mirëpo Kina dhe të dyja këto kompani mohojnë këto pretendime.

WeChat do të ndalohet në SHBA të dielën, mirëpo njerëzit do të mund të përdorin aplikacionin TikTok deri më 12 nëntor, kur do të mund të ndalohet plotësisht kjo platformë.

Nëse partneriteti i planifikuar në mes të kompanisë Oracle dhe kompanisë ByteDance, që drejton TikTok-un, zyrtarizohet dhe miratohet nga presidenti Trump, atëherë aplikacioni nuk do të ndalohet.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Trump do ta miratojë marrëveshjen, mirëpo pritet që ta rishikojë atë para afatit të fundit të së dielës.

TikTok ka thënë se ka 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë në gjithë globin.

Ky aplikacion ofron mundësi të realizimit të videove të shkurtra argëtuese të njerëzve duke vallëzuar, duke imituar të tjerët apo duke sfiduar njëri-tjetrin n gara të ndryshme./ REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët paralajmërojnë se pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit do të jenë të mëdha.

Alvaro Morte i “Money Heist” ka fituar një rol të ri në një projekt filmik.

Mision vërtet i pamundur është bërë sot shmangia e koronavirusit dhe këtë stafi i “Mission Impossible 7” e provoi vetë.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Dublin të Irlandës, ku trupi i një infermiereje u gjet i pajetë poshtë një ure jo shumë

Kryeministri Edi Rama ka festuar 10-vjetorin e martesës së tij më Linda Ramën.

Ju kurrë nuk do të shikoni një avokado në të njëjtën mënyrë përsëri.

Dorëshkrimet e Adolf Hitlerit u shitën, në ankand nga shtëpia bavareze Hermann Historica.

Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19.

Në një fermë në Sardenja të Italisë ka ndodhur një rast i çuditshëm, pasi një fermer italian ka njoftuar lindjen e një qenushi shumë të r

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan pak javë më parë, dhe shumë shpejt po dali