Një sheik ka denoncuar tre bashkëshortet e tij të ligjshme pasi nuk e lejuan të martohej me një tjetër. Sheiku maroken, Mohamed Fizazi, 67 vjeç, ndonëse nuk donte të bënte deklarata, përmes avokatit të tij konfirmoi se kishte çuar në gjykatë një çështje familjare.

Ligji maroken përcakton se një burrë ka të drejtë të martohet me katër gra, me kusht që të marrë pëlqimin e bashkëshorteve. Por kjo gjë ka shkaktuar konflikte në çift dhe raste të shumta të divocit pasi gratë kanë refuzuar të ndajnë me të tjera burrin e tyre.

67-vjeçari është dënuar në vitin 2003 me 30 vite burg për militantizmin radikal islamik por në vitin 2011 u fal nga Mbreti Mohamed VI së bashku me disa bashkëbesimtarë, duke u bërë në nga ajo kohë një mbrojtës i zjarrtë i monarkisë.

Që pas lirimit të tij në vitin 2011, ai është bërë një personalitet shumë mediatik për mëllefin e tij kundër ateistëve, liberalëve dhe të gjithë atyre që nuk pajtohen me mendimet e tij ultra-konservatore.