Shumë thonë se yjet mund të parashikojnë gjithçka. Të dhënat e reja sugjerojnë se sipas shenjave të horoskopit, mund të parashikojmë shansin tonë për t’u bërë një miliarder.

Nëse je Peshorja, konsideroje veten me fat. Një studim ka zbuluar se nga 250 miliarderët në listën e publikuar së fundi nga Forbes, më të shumtit i përkasin shenjës së Peshores, 27 prej tyre.

Në vendin e dytë, vijnë peshqit me 22 miliarderë, të ndjekur nga Gaforrja, Demi, Luani, të gjitha me nga 20.

Bricjapi dhe Shigjetari janë të fundit, me vetëm 8 miliarderë.

Lista:

  • Peshorja 27
  • Peshqit 22
  • Gaforrja 20
  • Demi 20
  • Luani 20
  • Akrepi 16
  • Binjakët 15
  • Dashi 15
  • Ujori 12
  • Virgjëresha 11
  • Shigjetari 8
  • Bricjapi 8