Shenjat më të nxehta të horoskopit për verën 2020

10/07/2020 - 21:49

Vera, stina e diellit dhe kripës. E takimeve, dashurisë dhe pasionit dhe gjithashtu yjet bëjnë punën e tyre. Duke hedhur sytë tek disa dhe veçanërisht duke favorizuar të tjerët, le të shohim se cilat janë shenjat më të nxehta të zodiakut të verës 2020?

Ata që tërheqin dhe që jetojnë ditë të mbushura me emocione. Sepse dihet që në këtë sezon, gjithçka bëhet më e fortë, shqisat zgjohen. Të gjithë bëhen më të bukur dhe sensualë. Pra, le të zbulojmë se cilët janë ata që do të jenë të pakrahasueshëm për sa i përket shpirtrave të nxehtë!

Shenjat më të nxehta të zodiakut të verës 2020:

Akrepi

Pas një periudhe të kaluar thuajse në heshtje, vjen zgjimi i shenjës më seksi dhe më pasionante të Zodiakut. Ata lënë mënjanë vështirësitë e punës dhe një lodhje të caktuar themelore dhe ne e shohim atë më të nxehtë se kurrë. Çiftet tashmë do të gjejnë një vrull krejt të ri falë një Akrepi veçanërisht të egër. Duke dashur të rikuperojë kohën e humbur, Akrepi do të çlirojë githë sensualitetin e tij! Ata që janë beqarë, do të favorizohen nga takime shumë stimuluese dhe madje mund të hasin disa pavendosmëri në zgjedhje. Do të jetë një verë vërtet e paharrueshme për të gjithë!

Virgjëresha

Ndër shenjat më të nxehta të verës çuditërisht ne gjejmë shenjën e Virgjëreshës. Yjet do të ndezin shqisat e tyre në kurriz të atij racionaliteti që i shoqëron ato në çdo fushë të jetës. Por ne jo gjithmonë mund të kontrollohemi në mënyrë të arsyeshme dhe ata që kanë lindur nën këtë shenjë më në fund do ikin dhe do jetojnë momente të vërteta zjarri.

Peshorja

Në këtë verë të vitit 2020 shenja e Peshores do t’iu jap zë instinkteve që do ta bëjnë atë të jetojë një sezon veçanërisht të pasur me lajme dhe emocione. Ata që janë në çift do të dëshmojnë se janë më të lirë, duke u dhuruar momente befasuese partnerit të tyre. Beqarët, nga ana tjetër, do të guxojnë pak më shumë, duke i dhuruar vetes kohë të lirë dhe pasion.

Për të gjitha shenjat e tjera të zodiakut sigurisht që do të ketë lajme dhe takime të reja. Dhe mbani mend se gjithçka varet nga guximi juaj: guxoni pak më shumë. Në verë mundeni!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nën dyshekë, qilima, në rrobat e papastra, libra ose sirtarë… Nëse zgjidhni këto vende për të ruajtur para, duhet ta dini se hajdutët “do

Produktiviteti nuk varet nga koha e qëndrimit në punë. Por si mund të jeni produktivë dhe jo vetëm të zënë në punë?

Të jesh blogere sot në Shqipëri duket hera-herës si një trend.

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo do të duhet të zbatojnë një karantinë dhjetëditore, për shkak se avioni i tyre zbriti në të n

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe pamjen e jashtme, ku shfaqet gjithmonë e kurua

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip rrezikojnë të mbeten të izoluar në rezidencën skoceze në Balmoral, ku ato janë atje prej disa dit

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos, që ka lënë vendin pas akuzave për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi, në një rezidencë të një superhoteli

Prej disa muajsh, pandemia ka pushtuar botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka treguar se vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për sh

Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, veçse vjen duke u rritur.