Aktori Jul Deda u përfshi në një debat me moderatoren Fatma Haxhialiu sa i përket sherrit virtual me gazetaren Mira Kazhani.

I ftuar në emisionin "Thumb On" në RTV Ora, Juli bëri të qartë se shkrimi i tij nuk i referohet Mirës, për të cilën thotë se nuk ia ka përmendur emrin në asnjë status.

Për këtë, moderatorja Fatma i tha që të kërkonte falje publike, por Juli kishte një kusht.

Pjesë nga debati

Fatma Haxhialiu: Po të jesh burrë, i kërkon falje publike.

Jul Deda: Unë t'i kërkoj falje asaj? Po sikur ti kërkoj falje ajo të gjithë grave të Astirit që i bëri ato, atëherë ia kërkoj unë.

Fatma Haxhialiu: Pse Mira Kazhani e ka bërë atë që u bë në Astir?

Jul Deda: Pse unë e thashë atë? E ka thënë Churchill-i.