Shatërvanet e Durrësit janë bërë objekt talljeje së fundmi nga ana e qytetarëve. Duke parë që në shumë raste ato mbeten ‘thatë’ dhe nuk e kryejnë funksionin e tyre kryesor pasi iu mungon uji, durrsakët kanë menduar të ironziojnë situatën në këtë mënyrë: duke vendosur disa lule në vendin nga ku duhet të dalë uji.

Kjo ka ndodhur në shatërvanin pranë bustit të Azem Hajdarit, ku qytetarët duan të tregojnë me ironi që “në këtë vend ku uji është me ‘bollëk’, kanë çelur edhe lulet në vendburimet e ujit”.

Kjo situatë nuk mungon hera-herës as në shatërvanet në sheshin kryesor “Liria”. Pavarësisht punës që kryen ndërmarrja përkatëse për pastrimin dhe furnizimin me ujë të shatërvanëve, në jo pak raste ato shihen të pisëta dhe mbi të gjitha të thara…