Shiten në ankand për 190 mln euro dorëshkrimet e Hitlerit

23/10/2020 - 19:18

Dorëshkrimet e Adolf Hitlerit u shitën, në ankand nga shtëpia bavareze Hermann Historica. Lajmi konfirmohet për Ansa-n nga drejtori Bernhard Pacher, i cili thotë se nuk kanë përfunduar në duart e neonazistëve, pasi i njeh shumë mirë blerësit. “Unë mund të garantoj se ata nuk përfunduan në duart e neo-nazistëve”.

“Dorëshkrimet e Hitlerit u shitën për 189,500 euro, plus 25% për çmimin: 3 klientët do të duhet të paguajnë gjithsej 228 mijë euro”, raporton ai.

Në ankand ishin shtatë dorëshkrime, katër u blenë nga një person, i cili do ta bëjë atë publik javën e ardhshme, dhe më pas ka mundësi që t’i dhurojë ato në një muze, “Bëhet fjalë për një figurë të  njohur, me gjuhë amtare anglishten, por Pacher shton se nuk mund të zbulojë as emrin, as kombësinë, sipas kontratës.

Midis dorëshkrimeve kishte edhe një fjalim të mbajtur nga Hitleri në 1939, para togerëve të ushtrisë gjermane. Fuerher paralajmëroi se ai donte të “zgjidhte problemin hebre”, dhe kërkoi të përgatitej për luftë.

Ky dokument është shitur për 34 mijë euro. Ditët e fundit, në ankand, presidenti i organizatave hebraike në Evropë, Rabini Menachem Margolin, kishte kritikuar ashpër Hermann Historica, duke kërkuar që ankandi të “bojkotohej”. Ajo që i përkiste Hitlerit dhe kohës së tij “nuk duhet të ketë treg”, tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Melania Trump po dekoron për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit.

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.

Një truk shumë praktik me lëvoren e bananes mund të bëjë mrekulli për këmbët tuaja.

Para dy netësh u mbajt ceremonia e “American Music Awards”, që mblodhi disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore.

Një kirurg në Arabinë Saudite ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit ku do të kryente një procedurë ortopedike, njoftonin mediat v

Një taksist në Turqi ka bërë një gjest që jo shumë njerëz e bëjnë, pasi gjeti një sasi të konsiderueshme parash në automjetin e tij.

Periudha e vështirë është gati të mbarojë për pothuajse gjysmën e shenjave të zodiakut.

Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari mbetet një nga femrat më tërheqëse të showbiz-it shqiptar.

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në afër?

Një burrë që vrau gruan e tij u tha policëve, se ajo nuk ishte e lumtur pasi ai nuk dukej aq mirë sa ajo.