Shitet 1,11 milion euro një safir i rrallë i Kashmirit

10/12/2019 - 19:04

Një unazë me iniciale të vendosura në sipërfaqen e një safiri nga Kashmiri, me vlerë 18 karat u shit dje në mbrëmje 1,11 milionë euro, njoftoi sot Hoteli i Shitjeve të Monte Karlos, organizator i shitjes së bizhuterive, që mblodhi në total 2,5 milionë euro në dy ditë.

Kryesisht e mbuluar me diamante, kjo unazë, e vlerësuar rreth 800 000-1,2 milionë euro, i detyrohet vlerës së saj për cilësinë dhe veçantinë e gurit të çmuar, safiri i Kashmirit, shumë i kërkuar nga koleksionuesit.

E gjetur duke nisur nga vitet 1880 pas rrëshqitjes së dherave në malet e Himalajeve, safiri i Kashmirit dallohet nga ngjyra e ëmbël dhe e kadifenjtë,ndriçimi dhe butësia në të njëjtën kohë, një blu e qartë por e thellë, përmirësuar nga një nuancë e lehtë e purpurt. Minierat e saj nuk janë më aktive sot.

“Kjo bizhuteri, që u vu në shitje nga një familje princërore, ka parë tre blerës të përballen, i pari e ka vlerësuar me 900 000 euro, ndërkohë që dy të tjerët nuk e kaluar pragun e një milion eurove”, theksoi zëdhënësi i kësaj shtëpie shitjesh.

Blerësi final kërkoi të mbetet anonim.

Kjo shitje mbetet gjithashtu larg rekordit botëror të arritur nga “Blue Belle of Asia”, një safir i Ceilonit, 392 karat vendosur në një gjerdan diamanti dhe që arriti shumën katastrofike prej 17,29 milionë dollarë tek shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë në 2014.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, nëna e aktorit të njohur Sylvester Stallone.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një banesë është grabitur nga një person i armatosur.

Nezihat Stërmasi ka festuar ditën e sotme 100-vjetorin e lindjes së saj.

Një video është bërë virale në internet dhe ka shkaktuar shqetësim mes ekspertëve pasi në të shfaqen disa persona që ndjekin një grua lak

Gjatë kohës së karantinës, kur e gjithë bota u izolua nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, filmi “Contagion” i vitit 2011, pati një

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Që prej ditës së shtunë, këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina, është nën arrest pasi u kap me një armë zjarri me 23 fishekë lufta

Ajo është 54 vjeçe, por mosha për të është vetëm një numër. 

Termi “Hëna Blu” përdoret për të përshkruar dy lloje të ndryshme të hënave.

Nisja e shkollës në kushtet e pandemisë dhe nën masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Covid-19 ka sjellë jo pak probleme për nxën