Dushet rrisin nivelin e dopaminës

Dushi është një nga mënyrat më të lehta për të rritur dopaminën – një neurotransmetues përgjegjës për motivimin dhe përqendrimin. Është e rëndësishme për kujtesën tuaj dhe funksionin e trurit dhe madje rregullon lëvizjet tuaja të trupit. Dushi në ujë të ftohtë mund të rrisë dopaminën me 250%.

Jeni të relaksuar

Kur të jemi të relaksuar, ka më shumë të ngjarë që të kemi ide të zgjuara. Dushi ul stresin, ankthin, ju qetëson dhe idetë tuaja lulëzojnë.

Një shpërqendrim i vogël është i mirë për krijimtarinë

Ndërsa përqendrimi intensiv është i rëndësishëm për punën, një shpërqendrim i butë mund të “rifreskojë” trurin dhe të ndihmojë imagjinatën tuaj. Dushi është një shembull i përsosur se si mund ta kalojmë vëmendjen tonë nga një aktivitet në tjetrin. Shpërqendrimi mund t’i japë trurit tonë një “pushim” dhe ne mund të punojmë për një problem në mënyrë më kreative.

Ju jeni më kreativ kur jeni përgjumësh

Ju ndoshta jeni mësuar të bëni dush herët në mëngjes kur jeni përgjumësh ose vonë në mbrëmje kur mezi prisni të shkoni në shtrat. Ju mendoni se kur jeni të lodhur, nuk ka ka shans të keni ndonjë ide inovative, por shkenca vërteton se mjegulla e trurit në të vërtetë mund të rrisë kreativitetin tuaj.