Shkoi me të dashurën për pushime, hidhet nga ballkoni babai i 3 fëmijëve

07/09/2019 - 12:30

Një turist britanik u vetëhodh nga ballkoni i hotelit, nga kati i shtatë, natën e parë të pushimeve ku kishte shkuar me të dashurën e tij. Richard Pike, 26 vjeç, kishte pirë 20 shishe birrë dhe dhjetë deri në 15 shotsa brenda 18-orëve, nga koha kur zbriti në aeroportin e Bristol në 6 të mëngjesit deri në mesnatën kur u hodh nga ballkoni.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të dashurën e tij, Abigail Russell, e cila ishte me të në dhomën e hotelit në Majorca kur incidenti ndodhi në korrik të vitit të kaluar, shkruan The Sun. Ajo tha se i dashuri i saj, i cili është baba i tre fëmijëve, ishte ‘vërtet i emocionuar për pushimet’. Por tha se ai ishte ‘shumë i dehur’ në fund të mbrëmjes pasi kishte parë një ndeshje futbolli dhe hëngri e piu pranë pishinës në hotelin në Porto Cristo.

E reja tha se mes tyre kishte nisur ‘një grindje për diçka pa kuptim’ dhe ai doli nga hoteli kur ajo shkoi në dhomën e tyre. Vajza tha se mori një mesazh nga i dashuri i saj në orën 11,45 te mbremjes ku i shkruante se nëse nuk do ta gjente në dhomë, ‘do te hidhem nga ballkoni’. Kur i riu u kthye në dhomë dhe ata u grindën përsëri dhe Abigail hyri në banjë, Richard vrapoi pranë saj.

Ajo tha: “E pashë duke vrapuar drejt meje në ballkon, dyert ishin të hapura dhe ai nuk u përpoq të ndalonte. Ai kapi pjesën e sipërme të kangjellave dhe kërceu mbi të, duke rënë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këto shenja ndoshta abuzojnë pak me këmgënguljen, por është natyra e tyre.

Lëkundjet sizmike që u regjistruan këtë verë në shtetin amerikan që njihet për tërmete, Kaliforninë, bënë më tepër se thjesht të shkundni

Nëse i përkisni shenjës së Dashit, armiku juaj është Akrepi

Që kur u bë pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle nuk i ka mirë marrëdhëniet me mediat.

Si ka qenë qyteti i bukur bregdetar i Durrësit në fillim të shek XX...

29-vjeçari Cody Gregg, i ri u dënua me 15 vite burg për posedim kokaine.

Ky 7-vjeçar ka një gjendje të rrallë dhe shtrohet në spital gjatë dimrit sepse i ftohti i shkakton një reagim alergjik.

Erisa Zyka nga Brukseli: Dhe një gjë të vogël sa për humor.

Ukraina ka bërë një super fazë eleminatoresh për 'EURO 2020', ku arriti kualifikim në ndeshjen përballë Portugalisë së CR7.