Stuhia Ofelia ka shkaktuar disa fenomene të rralla, përfshirë një qiell të kuqërremtë dhe zogj që lëviznin në mënyrë misterioze, pak para goditjes si stuhi e kategorisë së parë. Por fotot nga Lancashire, Angli, tregojnë një ngjarje të çuditshme, një qytet i tërë i mbuluar me shkumë.

Për shkak të erërave të forta dhe shkumës që vjen nga deti, rrugët dhe ndërtesat ishin të mbuluara me shkumë duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Ofelia ishte një stuhi e kategorisë së tretë pasi u përshkallëzua gjatë fundjavës, duke ardhur nga Azores përgjatë Atlantikut drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ekspertët pohuan se kjo ishte stuhia më në lindje e pellgut të Atlantikut, që nga stuhia e Francës në vitin 1980 dhe uragani Debbie më 1961 që la të vrarë 12 persona.