Kishte shkuar të bënte pazar së bashku me bashkëshortin në një qendër tregtare në Baraccola, Itali, por ka gjetur vdekjen nga pica.

Kështu i ka ndodhur një 71-vjeçareje italiane, e cila ishte ndalur në një fast food në qendrën tregtare për të konsumuar një picë, para se të shkonin në shtëpi.

Por ndërsa po i drejtohej parkingut të qendrës tregtare, pensionistja është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Dhjetëra dëshmitarë janë afruar për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që i shoqi, i alarmuar, njoftoi ambulancën.

Dërgimi me urgjencë në një prej spitaleve të Ankonës, nuk bëri të mundur rikthimin në jetë të pensionistes.

Sipas medieve italiane, gruaja gjeti vdekjen nga një copë picë që i kishte kaluar keq, duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes.