Shoqet e pandashme të fëmijërisë prej 78 vitesh ribashkohen në azilin e pleqve

06/12/2019 - 20:24

Dy shoqe të përjetshme janë transferuar në të njëjtin shtëpi kujdesi gati 78 vite pasi u takuan për herë të parë.

Kathleen Saville dhe Olive Woodward, të dyja 89 vjeç, u bënë shoqe në moshën 11-vjeçare. Ato u njohën në shkollë në vitin 1941.

Saville dhe Woodward ngacmonin djemtë bashkë dhe luanin lojra të ndryshme me njëra-tjetrën duke u bërë të pandashme.

Stafi në azilin e pleqve Berry Hill Park në Mansfield, Nottinghamshire thonë se dashuria e tyre për njëra-tjetrën mund t’i shihet në sy.

Saville, e cila tha ende mund të bëjë për vete djemtë, beson se çelësi i miqësisë së tyre të gjatë ishte se asnjëherë nuk kanë debatuar me njëra-tjetrën.

"Ne e dinim se do të ishim gjithmonë mike kur takoheshim. Ajo do të thotë shumë për mua,”- shtoi ajo. “Nëse Olive largohet nga jeta e para, do kthehet të më marrë. Do jemi të dyja në parajsë së bashku.”

Që nga takimi i tyre i parë në vendlindjen e tyre në Mansfield, ato nuk kanë jetuar kurrë më shumë se 10 minuta larg.

Woodward iu bashkua mikes së saj më të mirë në azil gjashtë javë më parë.

Ajo pranoi se u bë depresive kur ndodhej shoqes së saj dhe tani që janë bashku janë të lumtura sepse mund ta shohin njëra-tjetrën çdo ditë.

“Nëse jam e mërzitur shkoj tek Kathleen dhe gjithmonë do të përfundojmë duke qeshur,”- u shpreh Olive.

Sally Tebbett, menaxhere e azilit në Berry Hill Park, tha se është e pazakontë të gjesh miq të mirë që jetojnë së bashku në një shtëpi kujdesi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

DASHI: Nuk ka rëndësi nëse e takoni në rrugë, në bibliotekë, në spital apo duke pritur në radhë, nëse i ofron diçka për

Ish-mbreti belg, Albert II, ka pranuar se është babai i një gruaje të lindur nga një lidhje jashtëmartesore pasi u detyrua të jepte një k

Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të marrëdhënies me njëra-tjetrën.

Nga Italia, historitë e suksesshme të shqiptarëve si një dëshmi e integrimit të plotë të tyre në vendin fqinj, nuk janë të pakta.

Sipas një studimi të kryer së fundmi në Britani,  mosha e realizmit të qëllimeve dhe ambicieve konsiderohet 33 vjeç.

Policia holandeze zbuloi gjatë një koncerti rock-u vjedhjen e 30 telefonave celulare nga një person i cili i kishte fshehur në pantallona

Burime konfidenciale për "Daily Mail" kanë thënë se shkak për largimin e Princ Harry-t dhe Megan Markle nga pallati mbretëror është nëna

Një tjetër detaj i çuditshëm është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku kryefjala është padyshim aksidenti tragjik i legjendës së baske

Bryant la pas 3 vajza, një prej tyre vetëm 7 muajshe si edhe bashkëshorten Vannesa.

Kinematografët shqiptarë Samir Luma dhe Fejmi Dauti janë fitues të çmimit për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar “Toka e mjal