25/02/2020 - 19:43
Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi. Modelja rrëfeu në studion e ‘Ftesë në 5’ se mikesha e saj ishte infektuar nga koronavirusi pas një udhëtimi në Hong Kong. Ajo kishte ndjerë simptomat e para të një viroze dhe pas vizitave ka rezultuar se është e prekur me koronavirus. Fatmirësisht ajo e kaloi virusin pas 8 ditësh.
“I bënë dy herë analizat. Herën e parë menduan se është thjesht një virozë. Kur i bënë analizat herën e dytë rezultoi pozitive. E futën në karantinë dhe ishte tërë kohën në kujdesin e mjekëve. Ajo u regjistrua si rasti i parë. Pas 8 ditësh çdo gjë kaloi”, tregoi Keisi.
“Unë erdha para dy javësh, e kisha tranzitin nga Stambolli. Aty nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, nuk përdornin maska. Maskat më shumë përdoren në Azi. Në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull. Ndërsa në aeroportin e Seulit, ka shumë rregulla, duhet të pastronim duart me dezinfektantë”, u shpreh Keisi. /TCH
/portali DurresLajm/