Shprehjet tipike që përdor një shqiptar që e kalon gjithë ditën në kafene

Postuar: 20/04/2018 - 14:58

Qëndrimi me orë të zgjatura nëpër kafene është kthyer në diçka të zakonshme për shqiptarët. Ndërkohë që në vendet e tjera pirja e kafes është një nevojë dhe qëndrimi në kafene nuk zgjat më shumë se 5 minuta, në Shqipëri ndodh e kundërta.

Pirja e kafes është një mënyrë e mirë për të shtyrë kohën dhe për të bërë disa biseda të stërzgjatura me miqtë, ose edhe thjesht të rrish duke lundruar në internet falë wifi-së falas që ofron lokali.

Me një kafe përpara në lokalet e Shqipërisë mund të kalosh sa orë të duash dhe nuk është aspak e pazakontë, pasi për shumë njerëz është mënyra më pak e kushtueshme për të kaluar kohën e lirë.  

Ndërmjet shumë shprehjeve tipike që përdor një shqiptar që e kalon një pjesë të mirë të ditës nëpër kafene, revista class ka përzgjedhur disa:

-Nuk shtyhet

-S'ke ç'bën fare

-U trashëm

-Nuk ka punë

-Nuk gjetëm ndonjë punë

-Nuk bëhet ky vend

-Ç'të bëj tjetër unë, pa punë jam

-Na iku dita kot

-Nuk u shtyka këtu, po sikur të ikim te ajo kafja tjetër

- Ku do ta pijmë mbasdite (ndërkohë që nuk është ngritur akoma nga kafja)

-Paguaj unë, mos e diskuto (edhe pse mund të jetë keq nga lekët)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të sapomartuarit Duka dhe Dukesha e Sussex-it u siguruan që e ndjera Princeshë Diana të ishte prezente në ditën e tyre më të lumtur.

Pasi u ngjit në teatrin e Korçës me ‘Vetëvrasësin’, aktorja durrsake Olta Gixhari tani kthehet me një rol në film.

E kishte pritur shumë gjatë këtë moment dhe donte ta bënte të veçantë, siç do e ëndërronte çdo vajzë.

Shefi i dasmës mbretërore ishte zgjedhur Mark Flanagan.

Blerimi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar nënën që e kishte rritur dhe për t’i premtuar që do t’i q

   Asgjë nuk u tha rreth skuadrës së artistëve dhe grimierëve që do të rregullonin Meghanin ditën e dasmës!

   Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk i ka shpëtuar një gafe, këtë herë në lidhje me gruan e tij.

   Një krijesë e pazakontë është shfaqur në brigjet e Meksikës.

   Këtë javë është komentuar gjatë se përse babai i Meghan Markle, Thomas Markle nuk do ta shoqëronte të bijën drejt altarit në ditën e s

   Mbretëresha e Anglisë mund të jetë më e njohura në të gjithë botën, por nuk është më e pasura në Europë.