Këngëtari shqiptar Ermal Meta është përballur me një koment aspak miqësor në rrjetet e tij sociale.

Teksa ka bërë një postim, duke kritikuar grumbullimet për fitoren e Interit, një komentues duket se ka bërë që këngëtari të reagojë sërish.

“Shqiptar m***”,– ishte etiketimi që një nga komentuesit shkroi, duke sjellë edhe revoltën e këngëtarit të famshëm, i cili prej shumë vitesh jeton e ka krijuar jetën profesionale dhe personale në Itali.

Ermal Meta ka reaguar pas etiketimit të komentuesit, duke shkruar: “Itali viti 2021”. Me këtë ai ka lënë të kuptohet që edhe pse jemi në vitin 2021 në një vend të zhvilluar si Italia ekzistojnë akoma paragjykimet.