Taulant Baftjaraj, një kosovar që jeton në Gjermani, ka bërë një gjest që na bën krenar edhe neve. Taulanti ka gjetur në një rrugë në Gjermani një kuletë me para në vlerë prej 7000 eurosh. Ai ka vendosur që kuletën me para ta dorëzojë në polici.

Kjo konfirmohet edhe nga dokumenti i policisë gjermane që saktëson shumën e parave dhe gjestin bujar të djaloshit kosovar.

“Diqka qe nuk asht e jotja nuk te takon ty edhe pse duhet shumm njers me derdh per ato pare? Ma mir me ndjers e hallall e me u kan i qet nzemer”,- ka thënë Taulanti për këtë gjest të tij./indeksonline