Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany ka zgjedhur ishullin grek Mykonos për të kaluar disa ditë pushime. Ajo ishte e shoqëruar në ishull nga miqtë dhe i dashuri i saj, Michael Boulos.

Ajo që u vu re është se pranë Tiffany u pa edhe djaloshi kosovar, Adrian Krasniqi. Mesa duket djali ka miqësi me vajzën e Presidentit të SHBA-së. Nga foto duket qartë se ata po kalonin momente të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit.