Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Levekursen të Gjermanisë, ku një shqiptare 58-vjeçare ka lindur një djalë, shkruajnë mediat gjermane.

“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi”, raporton spitali Leverkusen, përcjell albinfo.ch.

Nëna Flora ka pagëzuar djalin me emrin Florian, dhe të dy raportohet se janë mirë. Ndërkohë, babai është Sjdi, 72-vjeçar, i cili ishte shumë i lumtur, duke theksuar se kanë pritur 24 vite për të pasur një djalë.

"Ai është kaq i bukur. Gjithashtu ka sytë dhe hundën time. Kjo është një mrekulli", thotë 72-vjeçari.

Madje të mrekulluar kanë qenë edhe gjinekologet në Spitalin e Leverkusenit, duke theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Një lindje në moshën 58-vjeçare nuk ka ndodhur më parë”, shprehet njëra prej tyre.