Shqiptarja çudit jurinë e “Italia’s got Talent” duke kënduar ndryshe “Shallow”

22/02/2020 - 15:46

Nuk janë të pakta rastet që shqiptarët mahnisin juritë e evenimenteve kushtuar këngëve dhe talenteve të reja në të gjithë botën. Këtë herë e gjithë vëmendja iu kushtua 18-vjeçares Vanesa Krasniqi.

Vanesa ka zbritur në skenën e “Italia’s got talent” me këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper. Por këtë hit, 18-vjeçarja vendosi ta këndonte këngën në versionin “Chipmunk”.

Për të plotësuar zërin e Bradley-t në këngë, Vanesa kërkoi ndihmën e anëtarit të jurisë Frank Matano, i cili i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës në momentin që ajo u shpreh se kishte shumë emocione.

Fillimisht kur publiku dëgjoi zërin e saj në versionin “Chipmunk”, vazhduan të qeshnin, por të qeshurat u kthyen në duartrokitje në fundin e këngës, kur Vanesa zbuloi një tjetër dimension të zërit të saj.

Juria ka mbetur pa fjalë nga performanca e saj e dytë, edhe pse versioni i parë i vajzës nuk i bindi. Aktualisht ajo ndjek dhe studimet në Universitetin e Arteve në Itali dhe muzika është pasioni i saj. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Doriana Ruko është një prej infermiereve shqiptare që ka shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën për koronavirusin.

Një foshnje 6-javëshe në Connecticut të SHBA-ve ka ndërruar jetë nga koronavirusi, dhe besohet të jetë viktima më e re në botë që ka humb

Ellis Marsalis Jr., pianist xhazi, mësues dhe patriark i një klani muzikor të Nju Orlins që përfshin djem të interpretuesit të famshëm Wy

Karantina në kohën e koronavirusit ka ndryshuar zakonet e konsumit. Sipas mediave spanjolle, konsumi i birrës ka shënuar rritje me 78%.

Papa Françesku u bëri thirrje punonjësve të medias të ndihmojnë publikun të mos ndihet vetëm në këtë periudhë izolimi.

Mbrëmjen e kaluar u bë i ditur lajmi se babai i Dj të njohur, Vik Krajës, doktor Dhimitër Kraja ishte infektuar me virusin ‘Covid-19’ pas

Një histori rrëqethëse raportohet nga Italia, për shkak të përhapjes masive të koronavirusit.

Nuk donin të respektonin radhën dhe distancën 1 metër nga njëri-tjetri.

Ditë më parë Princ Charles, djali i Mbretëreshës së Anglisë, i pari në rradhë për fronin britanik, u  testua për Covid-19 dhe rezultoi po

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një student 26-vjeçar italian Antonio De Pace vrau të fejuarën e tij, pasi pretendonte se e k