Shqiptarja që do promovojë modelin më të ri të kompanisë së Fiat-it

14/09/2019 - 11:08

Kompania gjigante e Fiat-it ka zgjedhur si imazh këngëtaren e talentuar me origjinë shqiptare, Ava Max-in, e cila gëzon aktualisht një famë ndërkombëtare.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop- it dhe një nga qytetet më të dalluar për fashion. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruhet në faqen zyrtare të Fiat- it, ndërkohë që në fotografitë e postimit shfaqet pikërisht Ava.

Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, lindi më 16 shkurt 1994, në SHBA. Ishin prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, ata të cilët emigruan nga Saranda për në SHBA, rreth fillimit të viteve ’90.

Amanda e nisi karrierën në 2017-n me këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth. Artistja fshihet edhe pas suksesit të Ariana Grande-s (me të cilën ka një shoqëri të ngushtë) duke ndihmuar në tekstet e hiteve “Thank U, Next” apo “Break Up With Your Girlfriend”.

Disa nga këngët më të suksesshme të saj janë: “Sweet but Psycho”, “Torn”, “Into Your Arms”, e të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej shumë kohësh, alarmi i zgjimit nuk është më ora në dhomën tonë por telefoni, pasi tek e fundit ke mundësi të vësh edhe një muzikë të

Këto shenja ndoshta abuzojnë pak me këmgënguljen, por është natyra e tyre.

Lëkundjet sizmike që u regjistruan këtë verë në shtetin amerikan që njihet për tërmete, Kaliforninë, bënë më tepër se thjesht të shkundni

Nëse i përkisni shenjës së Dashit, armiku juaj është Akrepi

Që kur u bë pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle nuk i ka mirë marrëdhëniet me mediat.

Si ka qenë qyteti i bukur bregdetar i Durrësit në fillim të shek XX...

29-vjeçari Cody Gregg, i ri u dënua me 15 vite burg për posedim kokaine.

Ky 7-vjeçar ka një gjendje të rrallë dhe shtrohet në spital gjatë dimrit sepse i ftohti i shkakton një reagim alergjik.

Erisa Zyka nga Brukseli: Dhe një gjë të vogël sa për humor.