Shtëpia e Mbretëreshës Elizabeth që ndodhet në Maltë, ka dalë në shitje.

Mund të duket e pabesueshme, por "Villa Guardamangia", është në shitje për një vlerë prej 6 milionë euro ose 5.3 milionë paund.

Mbretëresha Elizabeth jetoi atje nga viti 1949 deri në vitin 1951 në vitet e para të martesës së saj, pasi Princi Philip ishte vendosur në Maltë si oficer detar.

Mbretëresha është shprehur se ka kaluar kohë fantastike tek ajo shtëpi.