Një grua në Argjentinë është arrestuar, pasi policia arriti të zbulonte shtatzëninë e rreme në zonën e njohur si Valle de Uco, afër kufirit me Kilin.

Oficerët kontrolluan gruan, pasi gjetën dy pako marijuanë në një qese të zezë që i përkiste partnerit të saj që e shoqëronte gjatë udhëtimit.

Gjatë kontrollit, u zbulua se gruaja kishte krijuar një “bark të rremë” me 4 kg kanabis të shpërndarë në 15 pako dhe nuk ishte aspak shtatzënë.

Mendohet se ata ishin drejtuar drejt qytetit Santa Oliva.