Nëse do të ishte gjallë, Princeshë Diana do të ishte sot 59 vjeçe. Edhe pse ajo për fat të keq nuk është më, trashëgimia e saj vazhdon përmes djemve të saj, Princit William dhe Harry.

Teksa shohim veshjet dhe fotografitë më të bukura të Dianës, shumëkush do të pyeste se si do të dukej ajo nëse do të ishte akoma gjallë. 

Një artist në YouTube ka përdorur një magji digjitale për të na dhënë një ide më të saktë se si do të dukej Diana sot.

Sigurisht, rrudhat dhe thinjat mund të kishin dalë, por ajo do t’i kishte mbuluar ato, duke ruajtur shkëlqimin e mrekullueshëm.