Djali i biznesmenit të njohur, që mban postin e zv. presidentit në kompanitë e të atit, Fatmir Hysenbelliu festoi 28-vjetorin e lindjes.

Ai ka ndarë me ndjekësit një foto nga ambientet e shtëpisë, me shishet e shampanjës pranë, tortat, ku shfaqet mjaft i qeshur.

“Është ditëlindja ime sot. Duke i hapur shampanjat nga shtëpia këtë vit”, ka shkruar Fatmiri krah postimit më të fundit të tij.

Ndjekësit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke e uruar për këtë ditëlindje, e cila ndryshe nga çdo vit e gjeti sipërmarrësin të mbyllur në shtëpi.