Të gjithë përballemi me situata stresuese që na zemërojnë duke filluar nga trafiku e deri te kolegët e punës që s’i durojmë dot.

Ne reagojmë në mënyra të ndryshme, dhe horoskopi e shpjegon përse.

Zbuloni se si shfaqin zemërimin shenjat zodiakale:

1-Dashi, të përplas gjithçka në fytyrë dhe pastaj bëhet pishman si dreqi.

2-Një dem nuk harron kurrë dhe do të sigurohet që as ju të mos e harroni kurrë atë që i bëtë. Një demi i duhet pak kohë derisa të shohë ngjyrën e kuqe, por kur e bën, më mirë futjani vrapit. Ata kanë në fakt disa shenja paralajmëruese. Në fillim janë të qetë dhe të distancuar pasi po planifikojnë se si t’ju shkatërrojnë. Ju mund ta quani këtë ‘qetësia para stuhisë’. Kur të shpërthejnë, memoria e tyre e mprehtë kujton edhe gjëra që ua keni thënë për tre vitesh. Pasi të qetësohen, mos prisni ta harrojnë këtë zënkë. Demave u pëlqen të mbajnë mëri.

3-Binjakët nuk kanë nevojë për thika, kanë fjalët Binjakët dinë ta përdorin mirë fuqinë e fjalëve, prandaj kur të zemërohen, përgatituni për ulërima. Kjo ndodh nëse provokoni anën e tyre të zjarrtë; nëse zgjidhni anën tjetër ata do të jenë sadistët tërheqës të cilët nuk do të hezitojnë t’ju godasin aty ku ju dhemb. Do t’ju sjellin në kujtesë marrëdhënien e ndërlikuar me nënën, gjithë dështimet dhe dobësitë tuaja më të mëdha.

4-Gaforrja do t’ju sulmojë deri në momentin që do t’i kushtoni vëmendje.

5-Ulërima e luanit është aq e fortë sa tund objektet vendit dhe mund t’ju bien kokës.

6-Një virgjëreshë thjesht do t’ju flakë jashtë jetës së saj.

7-Mos prisni që një Peshore të përballet me ju nëse është e zemëruar.

8-Akrepët urrejnë me gjithë shpirt dhe po planifikojnë vdekjen tuaj të menjëhershme.

9-Shigjetarët do të hiqen sikur nuk ju njohin.

10-Nëse me Bricjapët shkoni shumë larg, përgatituni të mos i shihni më.

11-Një ujor do t’ju injoronte sa më gjatë të ishte e mundur.

12-Peshqit si gjithmonë e marrin çdo gjë personale.