Përfshirja në një skuadër sportive vepron si një antidepresiv për adoleshentët. Janë kërkuesit e universitetit të Washington në St Louis që kanë studiuar rreth 5 mijë fëmijë të moshave nga 9-11 vjeç që ushtroheshin në sport.

Dhe nga ekzaminimet cerebrale të tyre rezulton se zona e ipokampit ka një volum më të madh, por edhe reduktim të depresionit e shqetësimeve të tjera të moshës në krahasim me të tjerët shkruan Klan Plus.

Pra shkenca provon atë që njeriu e ka vërtetuar me eksperiencë. Ata që luajnë në skuadër dhe stërviten në mënyrë të rregullt dhe profesionale shfaqin një ndërveprim më të lartë social, por edhe disiplinë dhe bashkëpunim me të tjerët.

Autorët e studimit shpjegojnë se përfshirja në një grup apo skuadër sportive ndikon në modifikimin pozitiv të strukturës së trurit.