Si parandalohen rrathët në sy

18/12/2012 - 11:00

 

Nëse flini mjaft gjatë dhe përsëri keni rrathë të errët, kjo nuk është e pazakontë. Lodhja nuk është arsyeja kryesore për rrathët e errët nën sy. Shpesh ndodh që hija e qerpikëve të na bëj të theksuar rrathët nën sy apo edhe zbrazësia nën sy që formohen gradualisht si pasojë e plakjes. 

Një darkë me shumë kripë si dhe një natë e kaluar duke qarë shkakton rrathë të errët apo të ashtuquajturat qeska të zeza. Shkaktari është osmoza. Uji gjithmonë udhëton prej zonave ku koncentrimi i kripës është më i ulët në indet ku ka më shumë krip. Ky princip vlen nëse kripa vjen nga lotët apo nga ndonjë salcë soje.

 

Ndër shkaktarët kryesorë veçohen:

 

* Alergjitë 

* Ekzema (Dermatiti atopik) 

* Trashëgimia 

* Mënyra e jetesës, stresi fizik apo emocional, pirja e duhanit, apo konsumimi kronik i alkoolit i cili dehidron lëkurën dhe trupin 

* Problemet me frymëmarrje (mund t’i zgjerojë dhe t’i errësoj enët e gjakut të cilët qarkullojnë prej syve në hundë) 

* Parregullsitë e pigmentimit (njollave) 

* Fërkimi apo kruarja e syve 

* Ekspozimi në diell, i cili rrit prodhimin e malaninës (pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës) 

* Hollimi i lëkurës dhe humbja e dhjamit dhe kolagjenit - normalisht gjatë plakjes, i theksojnë kapilarët e gjakut me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër. 

 

Parandalimi

Në rast se ndërrimi i ngjyrës dhe inflamimi (pezmatimi) shfaqet vetëm nën njërin sy dhe përkeqësohet për një kohë të shkurtër, atëherë vizitoni dermatologun apo mjekun tuaj. 
Parandalimet tjera pa iu nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje:

 

* Mos pini duhan, gjithmonë aplikoni kremin kundër diellit rreth syve. Pirja e duhanit dhe ekspozimi ne rreze UV dobëson kolagjenin dhe shkakton plakje të parakohshme dhe rrudha. 

* Përdorni një krem rreth syve natën. 

* Përdorni copa të trangujve apo qese të çajeve të ftohura. Temperaturat e ulëta (jo nga ndonjë cilësi tjetër e trangujve) zvogëlojnë pezmatimin. 

* Jastëku shtesë ndihmon në zvogëlimin e paraqitjes së ‘qeskave nën sy’. Ngriheni kokën me dy apo më tepër jastëk për të parandaluar grumbullimin e ujit në pjesën e poshtme të qerpikëve. 

* Flini më shumë. Mungesa e gjumit ju bën të dukeni më të zbehtë dhe hijet me rrathët nën sy iu duken më shumë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tualet prej ari është grabitur nga Pallati Blenheim në Woodstock, Oksfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ju paraqesim 6 varëse, zgjidh atë që të pëlqen më shumë dhe zbulo çfarë lloj gruaje je.

Nëse zgjedh:

Nëse mund të quani guxim ndonjë gjë në jetë, mos e bëni më para se të mësoni historinë e Anjola Hamzajt.

Dje janë diplomuar 416 të rinj si zyrtarë policorë në Kosovë.

Sipas një thënieje të urtë popullore; djajtë gjenden brenda njerëzve të qetë. Dhe është vërtet kështu.

Ju gjithmonë mund të mbështeteni në to në rast nevoje: në Horoskop ka një grup prej 5 shenjash, të cilat klasifikohen si më të sjellshmet

Një filxhan kafe e derdhur nga piloti i një Airbus, me 337 persona në bord, shkaktoi një ulje emergjente.

E premtja e 13 shtatorit, dhe e premtja e datës 13 në muaj të tjerë ka mbetur në histori si një ndër ditët më me fat të keq, dhe që ka sj