Si ta kuptoni nëse dikush po ju gënjen

Postuar: 21/04/2017 - 13:46

Kujt i nevojiten makinat e shtrenjta që detektojnë gënjeshtrën? Gënjeshtarët e tregojnë veten gjithmonë, e kjo është e vërtetë.

Nuk është e nevojshme t’i lidhni me pajisje të sofistikuara, apo t’i drogoni siç bën FBI, për të nxjerrë një të vërtetë.

Dr. Lillian Glass, autor i librit “Gjuha e Trupit”, ka zbuluar pesë shenja bazike, me të cilat dëshmon ata që janë duke e mbajtur gjuhën e shtrënguar, duke filluar me ata që ju drejtojnë gishtin.

1) Ata bëjnë me gisht nga ju

“Kur gënjeshtra bëhet armiqësore, ata mundohen të ndryshojnë rolet” thotë Dr. Glass. Kjo rezulton me shumë drejtime gishti, sepse ata mundohen të drejtojnë fokusin nga ju.

2) E mbyllin gojën me duar

“Llafazanët automatikisht i vendosin duart në gojë kur nuk duan të flasin më, apo nuk duan të përgjigjen për ndonjë pyetje” ka thënë Dr. Glass.

“Kur të rriturit i vënë duart sipër buzëve, ata nuk duan të tregojnë gjithçka apo thjeshtë nuk duan të tregojnë të vërtetën”.

3) E tundin kokën apo e ngrenë lart si gjel

Po qe se dikush e tund kokën apo e ngre lart si gjeli, ka shumë mundësi të jetë duke ju gënjyer.

Sipas Dr. Glass, kur dikush gënjen e tërheq kokën në njërën anë, e tundë, apo edhe lakon në njërën anë.

4) Marrin frymë thellë

Njerëzit që janë duke gënjyer, marrin frymë thellë.  “Në esencë, ata janë pa frymë, sepse rrahjet e zemrës dhe shtypja e gjaku ndryshojnë”.

Ju mund t’i ndjeni këto ndryshime, kur jeni nervoz apo të tensionuar – kur gënjeni.

5) Ndalojnë së foluri rrjedhshëm

“Nëse keni parë ndonjë gjë të dyshimtë, që për një kohë të gjatë nuk ka folur, kur fillon të flas është shumë i paqartë” ka thënë Dr. Glass./telegrafi/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një turist, i cili kishte shkuar me pushime tek familja e tij në Korfuz, mbeti gojëhapur kur përpara syve të tij u formua një gropë gjiga

Celebrimi në martesën më të veçantë u bë mbreme nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Vendimi i Komisionit Moral të Federatës së Futbollit të Iranit për të pezulluar për tre muaj nga çdo aktivitet sportiv portierin Mohsen F

Arkitektët e Mesjetës kanë qenë vërtetë gjeni.

Kryeministri Rama gjatë një vizite në Prezë në një familje, ku u shtrua për drekë, tregoi se çfarë bën pasi mbaron të gjitha punët.  

Për disa femra fundeve të gjatë nuk u ikën kurrë moda. E në fakt edhe këtë sezon ato do të përdoren gjerësisht.

Ndiheni të stresuar në punë? Gjithkujt prej nesh i ka ndodhur të jetë i stresuar në punë.

Inteligjenca është një realitet që nuk mund të shihet, të preket apo të matet fizikisht, megjithatë ekziston.

Bashkëshorti i kryeministrit homoseksual të Luksemburgut, Xavier Bettel ka pozuar përkrah bashkëshorteve dhe partnereve të liderëve botër

Një spital në Virginia të SHBA bën të ditur se kanë lindur gjashtënjakë, tre djem dhe tre vajza.