Si ta largosh mërzitjen me metodën e "90 sekondave"!

17/09/2020 - 17:14

90 sekonda dhe mërzitja kalon.

Nuk është një lojë sociologjie, por një terapi e vogël dhe efikase e sugjeruar nga filozofja Elsa Punset, eksperte në menaxhimin e emocioneve, përmes një testi shumë të dobishëm.

Si ta kalosh këtë gjendje

Para se ta aplikosh këtë sugjerim, është mirë të përcaktoni kategorinë e humorit të keq. Të mos e ngatërroni për shembull me depresionin, i cili ka nevojë për një terapi specifike.

Humori i keq është një gjendje shpirtërore kalimtare, ndonjëherë e shkaktuar nga gjëra shumë banale: një përgjigje e vrazhdë në punë, kapriçot e fëmijëve, një thashethem që keni dëgjuar për veten, apo një mungesë vëmendjeje nga një person që doni shumë.

Sidoqoftë, kjo gjendje, nëse përsëritet shpesh, mund të sjellë pasoja negative. Mund të mos pëlqeni veten, të mos ndiheni rehat, të lodheni nga kontaktet me të tjerët, të bëheni të ndjeshëm. Të gjitha mundësitë ju çojnë në një rrugë qorre.

Si të eliminohet kjo gjendje sa më shpejt?

Përse 90 sekonda? Sepse është koha gjatë së cilës, normalisht na pushon një emocion negativ dhe trupi ka nevojë pikërisht për një minutë e gjysmë përpara se të prodhojë hormonin e stresit dhe më pas të kthehet në gjendjen e normalitetit.

Në këto 90 sekonda duhet të përqëndroheni, pa u menduar, për të mirëpritur pikërisht emocionin negativ, gjendjen shpirtërore të errët. Duhet ta pranojmë dhe të mos e hedhim poshtë këtë ndjenjë.

Më pas, sapo të fillojë të ulet intensiteti, mjafton të mendojmë për gjërat e bukura që na kanë ndodhur së fundi dhe në pak minuta, kimia negative që është gjeneruar, fshihet. Gjendja e humorit të keq kaloi. Gjithçka vetëm në 90 sekonda./living.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Shkencëtarët kanë zbuluar një asteroid gjigand që përmban mjaftueshëm metal sa për të bërë miliarder këdo në Tokë.

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin

Ish-bashkëshortja e Raoul Bova, Chiara Giordano po përjeton një histori të re dashurie me balerinin e njohur të spektaklit më të ndjekur

Shkencëtarët kanë zbuluar një molekulë jashtëzakonisht të rrallë të bazuar në karbon në atmosferën e hënës së Saturnit Titan që mund të e

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha ngelen një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Gjithashtu Andrra, është mjaft aktive në rrjete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 55-vjeçare me profesion terapiste vrau dy vajzat e saj binjake 7-vjeçare teksa këto të fun

Në vitin 1980, paleontologët nga Universiteti “ California Riverside” vizituan Ishullin Seymour, pjesë e në zinxhiri ishullor në Gadishul

Një prej personave më të famshëm në Instagram, milioneri Gianluca Vacchi dhe e dashura e tij Sharon Fonseca 25 vjeçare, janë bërë prindër