Si të mbani shtëpinë të freskët gjatë verës, pa shumë kosto

07/07/2020 - 15:53

Temperaturat e larta të muajve të verës janë një nga problemet më të mëdha të stinës. Bëhet edhe më e vështirë kur shtëpia duket po aq e nxehtë, ndoshta edhe më shumë se ambienti i jashtëm. Krahas kondicionerëve, apo mënyrave të tjera të freskimit pak më të kushtueshme, ka edhe disa gjëra që mund të bëni pa shpenzuar aspak.

- Është më e lehtë të ruash një temperaturë konstante në shtëpi sesa të përpiqesh të ulësh temperaturën që ajo ka marrë tashmë nga vapa. Mbani dritaret dhe dyert e dhomave hapur përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit. Në mëngjes hapni edhe derën e shtëpisë. Pasi shtëpia është freskuar deri në mëngjes dhe tashmë temperatura brenda është më e ulët se jashtë, mbyllni dritaret dhe derën.

- Gjatë kohës së drekës, kur temperaturat janë edhe më të larta, vendosni një copë të errët te dritaret për të penguar direkt dritën e diellit.  

- Pas perëndimit të diellit, nëse shtëpia ju duket më e nxehtë se jashtë, vendosni freskuesen apo ventilatorin (nëse keni) përballë dritares. Kjo do të bëjë që nxehtësia të largohet gradualisht nga dhoma/shtëpia.

- Evitoni sa të mundeni përdorimin e sobës dhe furrës. E gjithë nxehtësia jo vetëm që do i japë një ndjesi lodhjeje personit që gatuan në familje, por do rrisë dhe temperaturën e gjithë shtëpisë. Kërkoni për receta verore, të thjeshta dhe pa shumë mundim. Nëse keni një shtëpi me oborr, apo ballkon të madh, provoni të gatuani diçka në zgarë duke krijuar kështu edhe një barbeque në shtëpi.

- Evitoni dushet e nxehta. Përdoni një temperaturë neutrale uji dhe pini sa më shumë ujë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore.

Gazetari i njohur Alfred Lela ka pozuar nudo përpara aparatit fotografik, duke vendosur një gjethe përpara organit gjenital.

Shenjat astrologjike shpesh zbulojnë shumë sekrete rreth një personi.

Shumë individë  kanë një zakon të keq për të mos pastruar sende që vijnë në kontakt me lëkurën aq shpesh sa duhet.

Familja Bates nga Tennessee i SHBA-ve, ka jo pak po 21 anëtarë.

Modelja e njohur, Gigi Hadid është duke shijuar periudhën e saj të shtatzënisë.

Dëshira për ta parë djalin pranë vetes dhe të lirë e mori në qafë një nënë 51-vjeçare.

Hueyda El Saied, ka uruar me fjalë të ngrohta partnerin e saj, në ditën e tij të lindjes.

Një fjalë e urtë e viteve 1700 – 1800, thoshte: “Nëse nuk ndjeheni të lumtur, pretendoni të jeni.