Të gjitha femrat e dinë që kurrsesi nuk mund të ndodhë që puçrrat, pikat e zeza dhe ato dhjamore të bardha të zhduken brenda natës, por megjithatë të gjitha shpresojnë se një ditë papërsosmëritë e lëkurës do të veniten vetvetvetiu. Derisa kjo gjë të ndodhë po ju tregojë sekretin se si të mbuloni aknet me makeup me këto 5 hapa.

1. Pastroni lëkurën
Sigurohuni që lëkura juaj është e pastër përpara se të aplikoni produktet. Filloni me kremin hidratant dhe prisni disa minuta derisa lëkura ta përthithë plotësisht.

2. Filloni me primerin
Ky është një produkt i cili vendoset përpara fondatinës dhe bën të mundur që kremi pudër të qëndrojë në lëkurë gjatë gjithë ditës.

3. Produkti i tretë është concealer-i
Një shtresë e dytë makeupi (1 primer-2 concealeri) do të njëtrajtësojë sipërfaqen e lëkuës dhe bën që kremi pudër të qëndrojë më mirë. Aplikojeni në zonat më problematike ku aknet janë si të ngritura dhe të inflamuara.

4. Kremi pudër likuid
Pasi të keni bërë një shpërndarje të njëtrajtshme të concealerit, aplikoni me ndihmën e një furçe një krem pudër likuide. Duke qenë se ju keni krijuar shtresat e mbulimit me dy produktet e mësiperme duhet të zgjidhni një krem pudër që t’ju japë një pamje sa më natyrale.

5. Pudër me furçë

Prekja finale është një krem pudër në trajtën e pluhurit që duhet aplikuar gjithashtu me furçë.