Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Si të shmangni vonesat e mëngjesit në punë

08/03/2021 - 09:17

Një nga këshillat më të përdorura rëndom nga gjyshet dhe nënat fisnike shqiptare është që “zgjohu herët, që ta kesh ditën përpara.”

Megjithatë, të paktë janë ata që zgjohen shënd e verë në mëngjes, sidomos kur bëhet fjala për të shkuar në punë.

Nëse zgjimi herët në mëngjes për të shkuar në orar në punë, ju duket si ndëshkimi më i madh, ekspertët e AgroWeb.org do të të mësojë truket e duhura që zgjimi të jetë më pak i ashpër.

Mos e Injoro Alarmin

Kjo duket si gjëja më e vështirë për tu bërë, sepse të gjithë kanë tendencën që t’ia ‘mbyllin gojën” alarmit, me besimin e rremë se mund të bëhen gati në 10 minuta.

Kjo nuk është e vërtetë. Njeriu ka nevojë për të minimalisht gjysëm ore deri në një orë për tu bërë gati.

Zgjidh Veshjen Një Natë Më Parë

Përzgjedhja e veshjes një natë më parë do ju kursejë kohë dhe në këtë mënyrë do të keni mundësi edhe të hani mëngjes.

Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni edhe një veshje shtesë në varësi të motit dhe temperaturës apo çdo të papriture.

Shfrytëzoje Kohën Në Maksimum

Njeriu mund të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë për të shfrytëzuar kohën.

Ndërkohë që lani dhëmbët, mund të vendosni pjastrën ose pajisje të tjera për flokët në prizë.

Ju mund të vendosni dy vezë që të zihen, të visheni e gjëra të tjera të rutinës tuaj të mëngjesit.

Mos e Nis Punën Para se Të Shkosh Në Zyrë

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se puna duhet të nisë kur të shkoni në zyrë.

Mos e trazoni rutinën e mëngjesit me detyrat e mbetura pezull në punë, sepse do të shkoni me vonesë në punë. Kjo është e sigurtë!

Fli Herët

Gjumi është një aspekt i rëndësishëm i mirëqenies dhe rutinës suaj.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të përpiqeni të flini 8 deri në 9 orë gjumë.

Nëse flini mirë, herët dhe mjaftueshëm, nuk do të keni asnjë problem të zgjoheni herët, ndoshta jo shënd e verë, por të paktën pa dhimbje./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas sagës së famshme “Harry Potter”, J.K.

Thuhet se fati qëndron gjithmonë në anën e guximtarëve. Nuk i braktis kurrë njerëzit që e kërkojnë atë duke i shpërblyer në fund. Nuk do

Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë.

Një prift italian ka hequr dorë nga detyra e tij fetare, pasi është dashuruar.

Ëndrrat mbajnë kuptime të fshehura dhe mesazhe të fuqishme.

Lëkura juaj është më e thatë dhe temperatura juaj është më e ulët gjatë natës.

97-vjçarja Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen është e dashuruar me birrën! Sipas mediave të huaja, çdo natë ajo ende pi deri në

Princi Harry tashmë është kthyer në atdheun e tij për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit, Princit Philip , të shtunën më 17 prill.

Mjekja e njohur, gjithashtu kandidatja për deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Najada Çomo duket se nuk është ‘pro’ ndrys