Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, në News 24, nisi me statusin e Sidrit Bejlerit në FB për vajzën e tij, Sofia, që e humbi 19 muajshe.

“Doja të tregoja si mund të përballohet dhimbja. S’ishte e thjeshtë për t’u kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”, u shpreh i përlotur këngëtari në studio.
“Sa më afër njerëzve, aq më shumë lehtësohet situata”, u shpreh Elvis Naci.

“Kjo është Sofi Sidrit Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqinë e tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij… Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!”, ky ishte statusi i këngëtarit në 10-vjetorin e lindjes së vajzës që ka humbur.

Ndërsa imami Naci rrëfeu se ditën e humbjes së saj e ka mbajtur në krah trupin e vajzës dhe ka qenë pranë familjes. /BW